Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

Spitali Regjional i Syve “European EYE Hospital” është institucion i specializuar i oftalmologjisë në të cilin ne vendosim një standard europian për diagnostifikim, operim dhe trajtim me teknologji më të lartë botërore dhe ekip më profesional mjekësh në fushën e oftamologjisë. Në spitalin tonë do të merrni kujdes profesional dhe përkrahje të pa mohushme për zgjidhjen e problemit me shiqimin tuaj. Ekipi ynë mjekësor është i përbërë nga mjekë specialistë më eminent në fushën e oftamologjisë të cilët do të jenë në dispozicionin tuaj duke ju siguruar cilësi, shpejtësi dhe mjekim me profesionalizëm më të lartë. Çdo pacient i yni bëhet pjesë e familjes sonë dhe merr shërbim të lartë mjekësor nga diagnostifikimi deri tek trajtimi në bazë të parimit “Sa hap dhe mbyll sytë”. Profesionalizmi i ekipit tonë është i dëshmuar me përqindjen shumë të ulët të operacioneve të pasuksesshme të cilin e ka spitali amë në Turqi në punën e vet afatgjate. Kjo përqindje është 0,001%, ose një operacion i pasuksesshëm në 100.000 operacione të kryera. Në bazë të këtij suksesi ne kemi ardhur edhe deri te Motoja jonë:”Ne nuk premtojmë, ne realizojmë”. Për shkakë të interesimit shumë të madh për spitalin tonë në Kosovë, para pak kohësh ne hapëm zyrën konsulente në Prishtinë. Kjo zyrë është në shërbim të pacientëve të cilët kanë nevojë për të caktuar kontrollë, operim etj. në spitalin regjional “European EYE Hospital” në Shkup. Të gjitha shërbimet në zyrën tonë në Prishtinë janë pa pagesë(FALAS!). Spitali Regjional i syve “European EYE Hospital” për një kohë shumë të shkurtër arriti që ta fitoj besimin edhe të institucioneve shëndetsore të Kosovës, duke e nënshkruar marrveshjen për bashkpunim me Ministrinë e Shëndetsisë për sigurimin e shërbimeve shëndetsore të cilat nuk ofrohen në institucionet shëndetsore të Kosovës.

Duke u nisur nga ajo se zhvillimi i vazhdueshëm është filozofia e shërbimeve të cilat i ofrojmë, vizioni ynë është ndërmarrja e të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e pacientëve, të punësuarve tanë dhe mjedisit jetësor, krijim të vetëdijes për shërbime shëndetësore cilësore në shoqëri, krijimin e brendit të njohur dhe shumë të respektuar i cili do të shërbejë si referencë në sektorin e shëndetit të syve.

Misioni ynë është të sigurojmë kuadër të specializuar me vlera të larta profesionale, përvojë enorme në fushën e sëmundjeve të syve, përdorim të teknologjisë më bashkëkohore në mjekimin e sëmundjeve të syve, cilësi në ngritje të vazhdueshme, fytyra të qeshura, shërbime të cilat tërësisht i përmbushin të gjitha kërkesat e pacientit dhe të të punësuarve, kujdes dhe mbrojtje të mjedisit jetësor.

për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme