Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

Dr. Faruk Semiz
Ka lindur më 01.05.1967 në Çarshamba, Samsun.
Ka marrë diplomën për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Gazi në Ankara në vitin 1994. Titullin shkencor në fushën e sëmundjeve të syve e ka marrë në vitin 2000 në Spitalin Hulumtues Arsimor S.B. Numunë në Sakarja. Para gjashtë vjetësh së bashku me kolegët e vet, të cilët gjithashtu, janë mjekë oftamologë e formuan Spitalin Privat të Syve Inxhi. Prej atëherë e deri më sot punon dhe vepron në këtë spital me orar pune të tërësishëm si mjek specialist për sëmundje të syve si dhe është drejtor përgjegjës në këtë spital. Gjatë periudhës së vet profesionale në revista profesionale vendase dhe të huaja ka botuar një numër të madh punimesh shkencore. Si mjek profesionist është gjithmonë në vijim me të gjitha rrjedhat dhe zbulimet bashkëkohore si edhe me teknologjitë e reja të cilat përdoren për shërimin e sëmundjeve të syve.

Dr. Salih Bozkurt
Ka lindur më 26.07.1967 në Çorum.
Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Stambollit në vitin 1990. Ka specializim në fushën e sëmundjeve të syve nga viti 1991 deri në vitin 1996 në Bejogllu Klinika e Syve për Edukim dhe Hulumtim në Stamboll. Një vit ka punuar në të njëjtin spital si mjek – Specialist për sëmundjet e syve. Më vonë bëhet iniciator për formimin e Sektorit për Retinë dhe Kirurgji Vitreoretinale në të njëjtin spital ku gjashtë vjet pa ndërprerje ka bërë me mijëra operacione të suksesshme vitreoretinale. Më vonë transferohet në Bjellogllu Klinika e Syve për Edukim dhe Hulumtim, ku ka bërë një numër të madh operacionesh nga fusha e kirurgjisë së retinës. Në vitin 2007 formon Sektorin e Retinës në Spitalin Umranije për Edukim dhe Hulumtim ku gjithashtu ka bërë një numër të madh operacionesh. Si mjek profesionist është gjithmonë në vijim me të gjitha rrjedhat dhe zbulimet bashkëkohore si edhe me teknologjitë e reja të cilat përdoren për shërimin e sëmundjeve të syve.

Dr. Hakan Juzer
Ka lindur më 21.09.1971 në Tokat.
Ka marrë diplomën për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Gazi në Ankara në vitin 1994. Ka bërë specializimin në Spitalin Universitar për sëmundje të Syve në Ankara në vitin 2000 ku merr titullin Specialist për sëmundjet e syve. Ka certifikatë për udhëheqje të pavarur të cilësdo sëmundje të syve. Në vitin 1999 fillon të punojë si specialist për sëmundjet e syve në Ankara, kurse nga viti 2000 deri në vitin 2005 punon si kirurg dhe oftamolog në Spitalin Shtetëror në Sarkaja. Ende punon si Specialist për sëmundje të syve në spitalin Inxhi Gjoz, ku njëkohësisht është edhe një prej themeluesve dhe menaxherëve të njëjtit spital.

Dr. Biljana Ivanovska-Adzievska
Ka lindur më 5.10.1982 në Shkup.
Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e”Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup në vitin 2003. Gjatë studimeve ka pasur qëndrime profesionale në Klinikat në Hajdelberg, Gjermani dhe Bresha, Itali.
Provimin shtetëror për mjekësi e ka dhënë në vitin 2004.
Në vitin 2005 ka punuar si mjeke e mjekësisë së përgjithshme në Misionin e Bashkimit Evropian në Maqedoni – EUPOL PROXIMA.
Nga viti 2006 deri në vitin 2010 ka punuar në Ministrinë e Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë. Ka specializuar për sëmundjet e syrit në Klinikën për Sëmundjet e Syrit në Shkup, titullin specialist-oftamolog e ka marrë në vitin 2010. Në vitin 2009 ka fituar bursën e Shoqërisë Evropiane të Oftalmologëve (SOE) (Societas Ophthalmologica Europæa) dhe ka pasur një qëndrim profesional në Klinikën Universitare në Erlangen, Gjermani, ku ka marrë pjesë aktivisht në punën e përditshme me pacientët në pjesën e diagnostikës dhe terapisë, si dhe ka asistuar gjatë intervenimeve kirurgjike në sy, sidomos në segmentin e pasëm të syrit. Gjatë specializimit edhe mandej merr pjesë në mënyrë aktive me artikujt e vet shkencorë në simpoziume dhe kongrese të shumta nga fusha e oftalmologjisë, me çka është në vijim me njohuritë dhe teknologjitë më të reja për shërimin e sëmundjeve të syrit. Flet anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

Dr. Keti Jovanova
Ka lindur në 13.11.1980 në Koçan, R. Maqedonia
1995-1999. Ka mbaruar gjimnazin në Koçan me diplomë si nxënësi më i mirë i gjeneratës.
1999 - 2005 Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë në Pllovdiv – R. Bullgaria me mesatare të shkëlqyer.
2006 – 2010 Ka mbaruar me sukses specializimin për oftalmologji në Klinikën Universitare e Syve “Shën Gjergji” në Pllovdiv – R. Bullgaria.
Gjatë specializimit ka marrë pjesë në mënyrë aktive në shumë kongrese dhe simpoziume ndërkombëtare dhe në vend..
Shkurt 2009 – Kurs për glaukomë, në Pragë., R. Çekia.
Anëtare e Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, Odës së Mjekëve të Maqedonisë, Lidhjes së Mjekëve në R. Bullgari.
Gjithmonë në vijim me risitë nga fusha e diagnostikës, terapisë dhe teknologjisë në fushën e oftalmologjisë .

Dr. Natasha Gineva
Ka lindur në 1977 në Kavadar, R. Maqedonia
Ka diplomuar në Universitetin E Mjekësisë në Pllovdiv, Republika e Bullgarisë. Ka specializuar për oftalmologji në të njëjtin universitet dhe ka punuar në Pllovdiv. Gjatë specializimit ka pasur qëndrim studimor në Pragë, R. e Çekisë dhe Ulm, Gjermani. Ka ndjekur kurse të specializuara në fusha të ndryshme të oftalmologjisë dhe ka marrë pjesë në mënyrë aktive në kongrese dhe simpoziume.

për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme