Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Ambliopia
  • Çfarë është ambliopia?
    Portfolio #1Dembellëku i syve është gjendje kur njëri sy ka kapacitet më të vogël të shikimit në krahasim me syrin tjetër.
    Shikimi është aftësi të cilën truri e mëson që në lindje. Bebja e porsalindur prej lindjes i dallon siluetat. Në moshën 6 mujore fillon të shikojë në mënyrë tredimensionale dhe me ngjyra. Nëse në njërin sy në krahasim me syrin tjetër ekziston anomali e theksuar në thyerje (refrakcion, dioptri), shtrembërim (strabizëm), katarakt apo ndonjë lloj tjetër dëmtimi të cilët e pengojnë shikimin, ai sy shikon si me mjegull. Nëse nuk mjekohet në periudhën pas lindjes apo në fëmijëri, kjo gjendje mbetet e përhershme.

    Temë e cila në shoqëri haset shpesh, shpesh flitet për të, por pak dihet. Vërehet me vështirësi, por edhe kur vërehet faza e zakonshme e mjekimit ka kaluar. Nëse diagnostifikohet në kohë, paraqet sëmundje e cila shërohet lehtë.

  • Mjekimi
    Dembellëku i syrit është humbje e shikimit e cila mund të ndalohet.
    Përdorimi i syzeve përkatëse në fëmijëri dhe mbulimi i syrit të shëndetshëm që të aktivizohet syri dembel është baza e mjekimit. Nëse fëmija është në moshë 3 vjeçare mjekimi i dembellëkut të syrit mund të vazhdojë me terapi ortooptike që të barazohet shikimi në të dy sytë. Për mjekimin e syrit dembel nuk kryhen intervenime kirurgjike.
  • Neurovizion
    DTrajtim i syrit dembel (Ambliopi)

    Syri dembel është sy që nuk ka zhvilluar në mënyrë normale mprehtësinë e shikimit në fëmijërinë e hershme, kjo nuk ka të bëjë me struktura anatomike të shkatërruara të syrit, por më shpesh ka të bëjë me strabizmin dhe anizometrinë (njëri s’është më i fuqishëm dhe shikon më mirë nga afër ose nga larg i krahasuar me se syri tjetër).

    Me trajtimet me Neurovizion mundësohet stimulimi i qendrës së shikimi në nivel të kores së trurit me stimulim efektiv të neuroneve që janë përgjegjëse për të parin në korteksin primar, shumë më vonë se mosha kritike.

    Trajtimi Neurovizion është klinik dhe është dëshmuar shkencërisht si dhe ka miratim nga FDA-ja.
    Pas sesioneve të trajnimit, një sërë objektesh dhe figurash vizuale të cilat përsëriten e trajnojnë trurin dhe e përmirësojnë perceptimin e të parit.

    Programi përfshin:

    • trajtim në shtëpi me kompjuter me softuer special
    • koha mesatare e sesionit ditor është 30 min
    • personal – sipas mprehtësisë së shikimit tuaj momental
    • montohet në mënyrë profesionale nga specialisti juaj, oftalmologu juaj
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme