Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Katarakti (perde e brendshme)
  • Çfarë është katarakti?
    Portfolio #1Katarakt quhet mjegullimi i thjerrëzës natyrore të njeriut.

    Thjerrëza është e vendosur pas bebes së syrit dhe funksioni i saj lidhet me fokusimin e largësive të ndryshme dhe marrja e pamjes së qartë. Mjegullimi i thjerrëzës çon në shpërndarje të dritës, mjegullim të shikimit dhe zvogëlim të shikimit.

    Cilat janë arsyet që shkaktojnë kataraktin?

    Katarakti në shumicën e rasteve është ndryshim i strukturës së thjerrëzës me kalimin e viteve. Me kalimin e kohës vjetërsohen strukturat e thjerrëzës, ndryshon përbërja e saj dhe ajo e humb rrezatimin. Në këtë rast shikimi zvogëlohet shkallë-shkallë me kalimin e kohës. Ky është lloji më i shpeshtë i kataraktit që lidhet me moshën.
    Përveç moshës si faktor i shfaqjes së kataraktit, mund të jetë edhe i lindur (kongjenital) i shkaktuar nga goditja (traumatologjik), postinfektimi i syrit (komplikuat) apo për shkak të prezencës së ndonjë sëmundjeje tjetër bazë (patologjik).
  • Si manifestohet katarakti?
    Si simptoma të kataraktit mund të shfaqen :

    shikimi i dyfishtë, shikimi i mjegullt, dallim me vështirësi i ngjyrave (sidomos i ngjyrës së kaltër), vështirësi me shikimin në orët e mbrëmjes apo verbim i mbrëmjes, oreol apo ndriçim rreth objekteve të ndritshme, ndryshim i shpeshtë i thjerrëzave kontakt apo i numrit të syzeve, humbja e ndjenjës për thellësi, lodhje e syve dhe dhimbje koke.
  • Lloji i kataraktit
    përcaktohet sipas pjesës së thjerrëzës i cili është mjegulluar dhe sipas kohës kur ka ndodhur ky mjegullim.

    Ekzistojnë disa lloje të kataraktit:

    • Katarakti nuklear : Mjegullim i nukleusit (bërthama e thjerrëzës)
    • Katarakti kortikal : Mjegullimi pjesëve periferike të thjerrëzës
    • Katarakti kortikonuklear : Kombinim i dy llojeve të mësipërm
    • Katarakti në kapsulën e pasme :Mjegullimi i pjesës në afërsi të kapsulës së pasme të thjerrëzës
    • Katarakt matur : Mjegullimi i tërësishëm i thjerrëzës
    • Katarakt nigra: Forma më e mprehtë e kataraktit të zhvilluar.
  • Mjekimi i kataraktit
    Katarakti nuk mjekohet me medikamente, mënyra e vetme është intervenimi kirurgjik...! Katarakti nuk mund të shërohet me medikamente, pika për në sy, ushtrime apo me përdorim të syzeve. Mënyra e vetme që të hiqet errësimi i thjerrëzës është që ajo të zëvendësohet me implant (thjerrëz intraokulare) e cila do të kryejë funksionin e saj dhe e cila mbetet në sy përgjithmonë. operacioni i kataraktit në Spitalin Evropian të Syve është intervenim kirurgjik me shkallë të lartë suksesi.

    Në spitalin tonë operimet e kataraktit bëhen me teknikën FAKO (Fakoemulcifikacion). Kjo është metoda më e re e cila është zhvilluar në botë). Me zbatimin e kësaj metode nuk nevojitet të pritet të rritet katarakti dhe pacienti nuk duhet të jetojë me patjetër për një kohë të gjatë me shikim të dobësuar.

    Periudha e përmirësimit është mjaft e shkurtër. Tek metodat me prerje të gjatë, përmirësimi mund të jetë për një kohë më të gjatë. Prerja e shkurtër e cila bëhet me metodën FAKO e përshpejton rehabilitimin e shikimit.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme