Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Mjekim i verbërisë ndaj ngjyrave
  • Si mjekohet verbëria ndaj ngjyrave?
    Syri normal i dallon 3 ngjyrat bazë dhe rreth 150-180 të tjera të cilat fitohen nga përzierja e ngjyrave bazë.
  • Llojet
    Ka dy lloje verbërish ndaj ngjyrave – e lindur dhe e fituar: Verbëria ndaj ngjyrave që në lindje quhet dishromatopsi. Haset shumë shpesh dhe transmetohet gjenetikisht nga prindërit tek fëmijët (sidomos tek fëmijët meshkuj).

    Trihromazia anomale- dallohen të tri ngjyrat bazë – e kuqja, e gjelbra, e kaltra por me intensitet më të dobët.
    Dihromazia-nuk dallon një prej ngjyrave. Për shembull i verbër ndaj të kuqes –protanopi, i verbër ndaj të gjelbrës – dejteranopi, i verbër ndaj të kaltrës (që haset shumë më rrallë) - tritanopi.

    Monohromazia dhe ahromazia – verbëri e tërësishme ndaj ngjyrave.

    Verbëri e fituar e ngjyrave haset tek sëmundjet e retinës, nervit të syrit, rrugëve të nervave dje qendrës së trurit.

    Kontroll për verbëri ndaj ngjyrave kryhet me testime speciale të quajtura Ishihara.
    Testet janë të përbëra nga tabela në të cilat ka të vizatuar rrathë të mbushur e pika dhe me madhësi, ngjyrë, intensitet të ndryshëm mbi një fon të caktuar.

    Zbulimi dhe mjekimi i verbërisë ndaj ngjyrave ka rëndësi të madhe sidomos për ata të cilët punojnë në transport (shoferë dhe pilotë).

    Në varësi nga shkalla e çrregullimit mund të ketë kufizim gjatë marrjes së patentës së shoferit. Sot verbëria ndaj ngjyrave mund të trajtohet me thjerrëza speciale.
  • Mjekimi
    Verbëri e fituar e ngjyrave haset tek sëmundjet e retinës, nervit të syrit, rrugëve të nervave dje qendrës së trurit. Kontroll për verbëri ndaj ngjyrave kryhet me testime speciale të quajturaIshihara.

    Testet janë të përbëra nga tabela në të cilat ka të vizatuar rrathë të mbushur e pika dhe me madhësi, ngjyrë, intensitet të ndryshëm mbi një fon të caktuar.
    Zbulimi dhe mjekimi i verbërisë ndaj ngjyrave ka rëndësi të madhe sidomos për ata të cilët punojnë në transport (shoferë dhe pilotë).

    Në varësi nga shkalla e çrregullimit mund të ketë kufizim gjatë marrjes së patentës së shoferit. Sot verbëria ndaj ngjyrave mund të trajtohet me thjerrëza speciale.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme