Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Shkëputja e retinës
  • Shpërbërja e makulës lidhur me moshën
    Portfolio #3Shpërbërja e Makulës që lidhet me moshën është shkaku më i shpejtë i humbjes së rëndë dhe pa kthim të të parit tek njerëzit mbi 60 vjet në vendet e zhvilluara.

    Makula është qendra për një shikim të qartë, një pjesë e vogël e retinës qendrore, e cila na mundëson të parë qendror dhe shikim nga afër. ky lloj sëmundjeje zhvillohet si pjesë e procesit të plakjes së organizmit. Shpërbërja e makulës shënon dëmtimin e pjesës së syrit, që është përgjegjëse për të parin qendror dhe detalet e imta të cilat i shikojmë.
  • Forma
    Forma të shpërbërjes së makulës që lidhet me moshën :

    • Forma e thatë (joeksudues)
    • Forma e lagësht (eksuse, jovaskulare)


    Forma e thatë e sëmundjes është më e shpeshtë dhe shfaqet tek 90% e pacientëve me këtë sëmundje. Humbja e shikimit qendror ndodh shkallë-shkallë. Forma e lagësht, e cila haset tek rreth 10% e pacientëve dhe humbja e shikimit ndodh për një kohë të shkurtër. tek ajo ndodh krijimi i enëve të reja të gjakut nën retinë, prandaj ndodh mbledhja e lëngjeve dhe gjakderdhja në makutë, kështu që për një kohë të shkurtër zvogëlohet qartësia e të parit. Forma e thatë në stadium më të përparuar mund të kalojë në formë të lagësht.
  • Simptoma
    • Metamorfopsia - shtrembërim i pamjes, objekteve dhe shkronjave
    • Mikropsia – zvogëlim i madhësisë së objekteve
    • Shfaqja e njollave të zeza para syve dhe pamundësia për të parë (pacientët ankohen se nuk mund t’i dallojnë fytyrat e njerëzve, nuk mund të lexojnë dhe zakonisht kthehen anash që të mund të fokusohen tek diçka që dëshirojnë ta shikojnë
  • Diagnostika
    • Rrjeta Amsler,
    • kontroll i detajuar i fundit të syrit të irisit të gjerë (oftalmoskopi indirekte)
    • angiografi fluoreshente (fluorescin, indocianin)
    • tomografi optike koherente.


    Metoda për diagnostifikim:

    • FFA (Fundus Fluorecin Angiography) -pacientit i aplikohet nëpërmjet venës lëng kontrast – fluorescin. Për disa sekonda nëpërmjet sistemit të qarkullimit boja arrin tek enët e gjakut në retinë dhe me ndihmë të kamerës speciale për sy (angiografi) bëhen një sërë fotografimesh të retinës. Vërtetohet se a ka derdhje të lëngut nga enët e gjakut dhe sipas rezultateve të marra përcaktohet mënyra e mjekimit të pacientit. Kryhet në ambulantë, pa u shtruar në spital, në irisin e gjerë, prandaj në disa orët e ardhshme pas kontrollit pritet që shikimi të jetë i mjegullt.
    • ICG (Indocyanin Green Angiography) - Gjatë kësaj metode, nëpërmjet venës injektohet lëng special kontrast i quajtur Indocianin Green. Materiali kontrast pas disa sekondash futet në enët e gjakut në retinë. Kjo metodë jep informacione për qarkullimin e gjakut në vena të cilat gjenden në shtresat e poshtme të retinës, të cilat nuk mund të shihen me kontroll FFA dhe janë shumë të dobishme gjatë përcaktimit të mjekimit të sëmundjes. Kryhet në ambulantë, pa u shtruar në spital, në irisin e gjerë, prandaj në disa orët e ardhshme pas kontrollit pritet që shikimi të jetë i mjegullt.
    • OCT (Optical Coherence Tomography) - Kjo metodë joinvazive, pa kontakt është aparati i parë (tomograf) me të cilin mund të shihet sipërfaqja e rrjetëzës dhe të kontrollohen si shtresat e nervit të syrit ashtu edhe gjendja e shtresave të njollës së verdhë (makulës). Kjo është e rëndësishme për glaukomën dhe sëmundje të caktuara të pjesës qendrore të rrjetëzës. Në diagnostiko sëmundja e makulës është me dobi të pallogaritshme për zbulimin dhe vlerësimin e shpërbërjes së makulës, edemit cistoid diabet dhe edemit të makulës, vrimës së makulës, trakcisë vitreomakulare, horioretinopatisë qendrore serioze dhe të tjera.
  • Terapia
    • antioksidantë dhe vitamina të grupit të karotenoideve (Lutein dhe Zekasantin)
    • aplikimi i medikamenteve në sy – aplikim intravitreal i anti-VEGFF
    • terapi fotodinamike me Visudyne


    Është e rëndësishme të dihet se asnjë nga këto metoda nuk mund ta shërojë tërësisht sëmundjen, por me to fitohet përmirësim i qartësisë së shikimit dhe shtyhet progresioni i sëmundjes dhe keqësimit të shikimit. Shanset për sukses, përmirësim apo për mbajtje të gjendjes ekzistuese të shikimi është mesatarisht 50% dhe lëviz nga rasti në rast në varësi nga sëmundja bazë, madhësia e ndryshimeve të retinës, lokalizimi i tyre dhe kohëzgjatja e sëmundjes. Ndonjëherë është e nevojshme pas ndonjë kohe të përsëritet intervenimi. Në 50% të rasteve sëmundja vazhdon me rrjedhën e vet, që mund të çojë në humbje të mëtejshme progresive të qartësisë së shikimit. Megjithatë, sëmundjet e makulës gjatë përparimit të tyre asnjëherë nuk çojnë në verbërim të tërësishëm, nëse nuk janë prekur edhe pjesët e tjera të retinës.
    Janë të domosdoshme kontrollimet dhe vizitat e rregullta.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme