Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Shkëputja e retinës
  • Retinopatia diabetike – diagnostikimi dhe terapia
    Retinopatia Diabetike (RD) është sëmundje serioze e syve e cila shfaqet si komplikim i diabetit dhe ndryshimeve deri në nivelin e fundit të syrit. Pacientët me diabet duhet të informohen se komplikimet ekzistuese të diabetit (të cilat nuk janë vetëm tek sytë) dhe t’u jepet drejtim për kontrolle të rregullta tek mjekët e tyre amë apo tek endokrinologët dhe specialistët përkatës, konkretisht oftalmologët.

    Zbulimi dhe prevenimi në kohë i komplikimeve që shfaqen tek kjo sëmundje janë me rëndësi të madhe për ruajtjen e qartësisë së të parit të pacientëve dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës. Zbulimi në jo kohë dhe mosmjekimi i retinopatisë diabetike sjell ndryshime dhe komplikime të rënda, të cilat më herët apo më vonë çojnë në verbim.

    Retinopatia diabetike manifestohet në dy forma, në formë joproliferale dhe proliferale. Gjatë përparimit të procesit tek e para në një moment mund të kalohet në formën e dytë.
  • Diagnostikimi
    • Kontrolli themelor oftalmologjik (përcaktimi i qartësisë së të parit, matja e tensionit të syrit, kontrolle të pjesëve të parme të syve me mikroskop – biomikroskopi)
    • Kontroll i fundit të syrit të irisit të gjerë (oftalmoskopi indirekte)
    • Aniografi fluoreshente (AF) me injektim të materialit për kontrast në venë (ngjyrë-fluoreshente) dhe me kamerë speciale për fundin e syrit (fundos kamera), vizualizohen dhe fotografohen ndryshimet patologjike të rrjetëzës dhe enëve të gjakut në fundin e syrit.
    • Tomografia optike koherente (ОCT - Optical Coherence Tomography) – metodë jonvanzive, pa kontakt, pa rrezik e cila na jep vizualizim të shtresave të rrjetëzës dhe është e lehtë për t’u aplikuar dhe për të ndjekur ndryshimet e qendrës së të parit (makulës) para dhe pas terapisë, si dhe ndryshimet në pjesët e tjera të rrjetëzës.
    • Ekografia (B scan) – metodë joinvanzive, e cila është e obligueshme tek pacientët të cilët kanë mediume të padukshme të syrit (katarakt apo gjakderdhje në sy). Me këtë lloj kontrolli përcaktohet a ekziston përveç kataraktit ndonjë shkak tjetër për humbjen e shikimit (gjakderdhje, shkëputje e rrjetëzës, tumor e të tjera).


    Edemi makular diabetik

    Të dyja format e retinopatisë mund të shoqërohen me ënjtje të qendrës së të parit (edem i makulës). Edemi makular i karakterizohet me mbledhje të lëngjeve dhe depozitave në makutë, që çon në trashjen e saj. Diabeti çon në ndryshime të enëve të gjakut në rrjetëzë. Ato janë me lëshime të mëdha dhe ka shfaqje të enëve të reja të gjakut të cilat përveç lëshimeve të mëdha janë prirura edhe për gjakderdhje. Edemi makular manifestohet me zvogëlim të qartësisë qendrore të të parit dhe me shtrembërim të pamjeve. Ky është komplikim i shpeshtë prej diabetit. Pacientët me kontroll të keq të diabetit kanë rrezik të madh të preken nga kjo sëmundje.

    Gjakderdhje në trupin e qelqtë të syrit

    Retinopatia diabetike e patrajtuar apo më e përparuar sjell forma më të vështira të sëmundjes – retinopati diabetike proliferale, ku ka çrregullime serioze të qartësisë së shikimit. Në këtë formë, enët e reja të gjakut rriten nga rrjetëza në trupin e qelqtë. Ato janë me ndërtim të ndryshueshëm dhe shumë lehtë në mënyrë spontane çojnë në gjakderdhje në trupin e qelqtë. Pacienti atëherë ka ndjenjë se menjëherë i bie shikimi në një pjesë apo në të gjithë fushën e shikimit.

    Shkëputja e rrjetëzës së syrit (ablacion i retinës)

    Nëse gjakderdhja e syrit nuk mjekohet, atëherë shfaqet membrana në trupin e qelqtë të cilat kryejnë tërheqje (traksion) të retinës dhe shkëputje të retinës. Shikimi në atë rast është shumë i zvogëluar (pacienti mund të shikojë vetëm objekte në afërsi të syrit apo vë re vetëm dritë). Ky është komplikimi më i vështirë i retinopatisë diabetike, e cila nëse nuk mjekohet çon në humbjen e tërësishme dhe pa kthim të të parit për atë sy.

  • Terapia
    Trajtimi i retinopatisë diabeti varet nga lloji i sëmundjes dhe shkalla e përparimit.

    • Terapia me laser (fotokoagulimi panterinal)
      Fotokoagulimi panretinal nënkupton intervenim me laser-argo me të cilin kryhet koagulim i retinës periferike me çka mbrohet zona qendrore (makula dhe nervi i syrit). Në rastet ku ka furnizim të pamjaftueshëm me gjak të retinës (si tek retinopatia diabetike, mbyllja e enës venore të gjakut, inflamacionit –vaskulite) nëse nuk trajtohen me laser, është e mundur të çojë në komplikime më serioze (gjakderdhje, shkëputje e rrjetëzës) për të cilat mandej nevojitet operacion. Është e rëndësishme të dihet se laseri nuk do të përmirësojë qartësinë e shikimit, se pas laserit ajo mundet madje edhe të zvogëlohet. Qëllimi është të ndalohet progresioni, të ruhet qartësia momentale e të parit dhe të parandalohen komplikimet më të vështira. Gjithashtu, laseri jo gjithmonë e pengon shfaqjen e komplikimeve, por ato pas laserit shfaqen më rrallë dhe e përmirëson kalimin e operacionit, nëse ai është i nevojshëm. Intervenimi është pa dhimbje dhe kryhet me anestezi me pika në irisin e gjerë me ndihmë të thjerrëzës kontakt, pacienti është në pozicion ulur, në kushte spitalore. Nëse është e nevojshme të kapet e gjithë retina, laseri bëhet në disa seanca (2-3, rrallë më tepër), në largësi prej disa javësh njëra nga tjetra.


    • Aplikim i medikamenteve në sy (anti-VEGF)
      Në rastet ku ka formim të enëve të reja të gjakut në retinë, prej të cilave lehtë ndodh gjakderdhje dhe mbledhje e lëngjeve 9edem) në retinë dhe sidomos në makutë, zbatohet terapia me anti-VEGF. Ky është medikament sintetik i llojit të antitrupave i cili e pengon rritjen e enëve të reja të gjakut në retinë. Në këtë mënyrë ndihmohet në mirëmbajtjen e shikimit qendror dhe shtyrjen e shfaqjes së komplikimeve të tjera. Aplikimi i tij është pa dhimbje dhe kryhet në kushte sterile dhe sipas nevojës, me më tepër injeksione në intervale të caktuara kohore.


    • Mjekim operativ (vitrektomia)
      Vitrektomia është një prej procedurave më të komplikuara mikrokirurgjike të cilat përdoren në oftalmologji. Ajo është terapia e vetme për shumë sëmundje të pjesës së pasme të syrit – ablacion (shkëputje) i retinës, retinopati proliferale diabetike, gjakderdhje në trupin e qelqtë, sëmundje të pikës për shikim të qartë (makula), goditje të syrit, inflamacione të rënda e të tjera. Përfshin përdorimin e gjeneratës së fundit të sistemeve operuese për pjesën e pasme të syrit – teknikë mikroincizuese, endolaser, me zbatim të vajit silikon apo gazit ekspanzues, i cili mundëson shtrimin e rrjetëzës. Këto operacione zakonisht kryhen me anestezi lokale, sipas parimeve të kirurgjisë njëditore.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme