Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Glaukoma
  • Çfarë ështëе glaukoma ?
    Portfolio #1Glaukoma zë vendin e dytë në botë si shkaktar i verbërisë sipas Organizatës Botërore Shëndetësore.
    Glaukoma është sëmundje progresive (optikopati) me dëmtim të nervave të nervit të syrit që çon në zvogëlimin gradual të shikimit. Ekzistojnë shumë faktorë rreziku dhe teori për shkatërrimin e nervit të syrit, por një prej shkaktarëve kryesorë është tensioni në sy, faktor rreziku mbi të cilin mund të ndikohet momentalisht..

    Glaukoma është quajtur edhe vjedhës i qetë i shikimit, sepse zhvillohet pa pasur simptoma të dukshme derisa të zvogëlohet theksueshëm shikimi në njërin sy. Dhe nëse nuk diagnostifikohet dhe mjekohet në kohë shpesh çon në verbëri.

    Forma më e shpeshtë është glaukoma primare me kënd të hapur, zhvillohet gradualisht dhe nuk ndjehet. Shfaqet tek 1% e popullatës apo tek personat mbi moshë 40 vjeçare. Në fazën fillestare nuk ka asnjë lloj simptomash.

    Shumica e njerëzve as që nuk dyshojnë se kanë probleme me sytë derisa të mos dëmtohet theksueshëm shikimi. Glaukoma zhvillohet në të dy sytë, por për fat nuk përparon njëkohësisht në të dy sytë. Nëse diagnostifikohet herët dhe mjekohet në kohë, mund të ndalohet humbja e shikimit. Po të keni glaukomë kjo do të thotë kontrollim dhe mjekim i rregullt deri në fund të jetës!
  • Lloji tjetër i glaukomës është Glaukoma primare me kënd të mbyllur.
    Kjo formë zhvillohet menjëherë, me rritje të shpejtë të tensionit të syrit, mund të ndodhë humbje pakthim e shikimit dhe prandaj për këtë lloj glaukome kërkohet intervenim dhe mjekim i shpejtë. Sulmi akut tek glaukoma me kënd të mbyllur zakonisht fillon në mbrëmje ose në hapësirë të errët kur drita është e dobët dhe bebet janë më zgjeruara.

    Të dy llojet e glaukomës me kënd të hapur dhe të mbyllur mund të jenë primare kur shkaku i shfaqjes së tyre është i paqartë, dhe sekondare kur shfaqet në bazë të një sëmundjeje tjetër të syrit (infeksion, katarakt, pas mbylljes së enës së gjakut të syrit (trombozë)) apo ndonjë sëmundjeje tjetër sistematike.

    Ekziston edhe glaukomë me tension të ulët (normal) të syrit. Ende nuk është studiuar, por është një formë mjaft e shpeshtë e kësaj sëmundjeje, ku tensioni i syrit është në kufij normalë, por megjithatë ka dëmtim të nervit të syrit. Konsiderohet se tek këta pacientë ka ndjeshmëri të rritur të nervit të syrit ndaj furnizimit të reduktuar me gjak të të njëjtit për shkaqe të tjera të shumta (për shembull arteroskleroza). Në këto kushte madje edhe tensioni normal i syrit është mjaft i madh sa të shkaktojë dëmtim të nervit të syrit.

    • Glaukoma kongjenitale (glaukoma prej lindjes) – ekziston që në lindje.


    Si shenja të hershme të glaukomës mund të shfaqen: kohë pas kohe shikim jo i qartë, shikim i rrathëve të ndritshëm rreth dritës, dhembje syri gjatë shikimit televizor.

    Ekzistojnë disa faktorë të cilët mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së glaukomës midis të cilëve: historiat glaukome në familje, pirja e duhanit, sëmundja e sheqerit, anemia intensive apo ndonjë tragjedi e përjetuar, tension i lëvizshëm i gjakut në organizëm, hipermetropi e lartë, migrenë, trauma të përjetuara të syrit. Shpesh glaukoma shfaqet në moshë mbi 35 vjet. Prandaj pas moshës 40 vjet nevojitet kontroll i rregullt i syve me matje të tensionit të syrit njëherë në vit!
  • Metodat
    Metodat më të sigurta për diagnostifikim të glaukomës janë:
    • vizitë e rregullt tek doktori i syve
    • matje e tensionit të brendshëm të syrit
    • kontroll i nervit të syrit (oftalmoskopi)
    • kontroll i syrit në aspekt të drenazhës të ujit të syrit (gonioskopi)
    • testim i fushës së shikimit (perimetri kompjuterike)
    • kontroll kompjuterik i shtresës së qimeve të nervave dhe vlerësim i shkallës së dëmtimit të nervit të syrit (TOK - tomografi optike koherente)


    Specialistët tanë në Spitalin Evropian të Syrit për glaukomë i vlerësojnë rezultatet e marrë me ndihmë të aparaturave bashkëkohore dhe e planifikojnë mjekimin e të sëmurit. Këto metoda kanë rëndësi të madhe në diagnostifikim, mjekim dhe ndjekje të shkallës së përparimit të glaukomës.

    Glaukoma mund të trajtohet në tri mënyra: terapia me medikamente (pika për sy), trajtim operativ dhe trajtim me laser në varësi të llojit të glaukomës si dhe shkallës së progresit të kësaj sëmundjeje.
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme