Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Katarakti
  • Katarakti dhe implantet intraokulare
    Kirurgji e operimit të kataraktit është mikrokirurgji. Oftomatologu është kompetent se kur duhet të operohet katarakti. Tashmë nuk është më e domosdoshme të pritet të “piqet” katarakti.
    Asnjëherë nuk jeni “shumë të moshuar” për operacion apo për të pasur një shikim më të mirë. Gjatë operimit të perdes së brendshme (kataraktit) pas largimit të saj implantohet (vendoset) thjerrëz intraokulare.
  • lloj
    Të cilit lloj mund të jenë thjerrëzat intraokulare të cilat implantohen në sy? Në mënyrë të përgjithshme thjerrëzat ndahen në thjerrëza të forta (polimetilmetakrilate) dhe të buta (akrile). Thjerrëzat e forta shpesh implantohen gjatë llojit konvencional të operimit ku prerja e operimit është më e madhe.
    Thjerrëzat e buta përdoren gjatë metodës FAKO (prerja operative 1.2-6mm) (fakoemulsifikacion) ku nëpërmjet hapjes së vogël me injektues special vendoset thjerrëza e butë.

    Në varësi të asaj se a korrigjon thjerrëza shikim për larg, afër apo të kombinuar ekzistojnë disa lloje thjerrëzash.
    Thjerrëzat tradicionale intraokulare janë monofokale (fokus vetëm ër lar dhe e hedhin poshtë nevojën për mbajtjen e syzeve për afër).
    Lloj tjetër janë ato multifokale (pas operacionit pacienti shikon, mund të shikojë edhe larg edhe afër).
    Dhe lloji më i ri i arritjeve të teknologjisë në thjerrëzat intraokulare është lloji akomodues siguron fokus të mirë për largësi të ndryshme.

    Ndarje tjetër e implanteve varet nga ajo se çfarë korrigjojnë?
    Korrigjojnë diopter në sferë. Inovimi është në implantin torik i cili korrigjon jo vetëm dioptrinë në sferë por edhe astigmatizmin – thjerrëza intraokulare torike.
    Pas heqjes së thjerrëzës natyrore, syri nuk ka më filtrin e vet mbrojtës natyror kundër dritës së rrezikshme blu nga spektri i dritës ditore, por e cila gjendet edhe në ndriçimin e llambave halogjene dhe fluoreshente. Prandaj shumica e thjerrëzave intraokulare kanë UV filtër apo filtër t verdhë në vetvete. Shumica e modeleve janë me dizajn sferik me të cilin hiqen aberracionet – shpërndarja e dritës rreth objektit. Cili lloj thjerrëze është për Ju, varet nga gjendja e syve tuaj, ashtu edhe nga dëshira juaj të jeni tërësisht të pavarur nga syzet.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme