Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Anomali refraktive
  • Korrigjim me laser i dioptrisë - (kirurgjia refraktive)
    Korrigjimi kirurgjik i miopisë, hipermetropisë dhe astigmatizmit përfshin kirurgji me laserin Excimer apo me operacion për vendosjen e thjerrëzës (implantimi i thjerrëzave intraokulare).
    Cili është intervenimi optimal për pacientin mund të thuhet vetëm pas kontrollit, sepse jo çdo sy dhe jo çdo dioptri është e përshtatshme për secilin prej operacioneve refraktive. Kirurgjia refraktive nuk rekomandohet para përfundimit te rritjes dhe zhvillimit të organizmit (mosha më e hershme të kenë mbushur 18 vjet) .

  • Llojet
    Korrigjimi me Excimer laser ka disa variante.
    Në Spitalin Evropian të syve punohet me metodat LASIK ((LASIK = Laser-assisted in situ keratomileusis) dhe PRK (PRK - photorefractive keratectomy). Procedura me laser zgjat pak, më pak se 30 sekonda në varësi të gabimit refraksionues, por i gjithë intervenimi zgjat rreth 15 minuta në të dy sytë. Anestezia është me pika dhe nuk ka dhimbje koke. LASIK përbëhet nga kombinimi i procedurave mikrokirurgjike me prerje dhe ngritje të shtresës së sipërme të korneas (flep) me mikrokeratom dhe zbatim të laserit Excimer në pjesët më të thella, kurse pastaj përsëri kthehet Flepi. Përparësia më e madhe është arritja e shpejtë e qartësisë së shikimi, korrigjimi i miopisë së lartë deri në -10, hipermetropisë deri në 5 dioptri dhe astigmatizmit deri në 4 dioptri. Pacientët përdorin pika 10-15 ditë dhe janë të aftë të punojnë pas tri ditësh.

    PRK do të thotë erozion i korneas me ndihmë të laserit dhe zbatohet tek miopia dhe astigmatizmi i vogël dhe i mesëm, ndërsa sidomos tek kornetë më të holla. Pacientit pas intervenimit i vendoset thjerrëz kontakti, terapeutike, e butë e cila mbetet në korne deri sa ajo të rritet, rreth 5 ditë. Trajtimi i andejshëm është vendosja e pikave. Bezdisja e vetme prej PRK-së është shfaqja e një bezdie të kalueshme sidomos në ditën e dytë dhe të tretë pas intervenimit. Menjëherë pas intervenimit pacienti shikon më mirë, por mjegullt. Qartësia e të parit arrihet shkallë-shkallë, ajo është e mirë pas dy javësh, kurse stabile pas 1-2 muajsh. Kusht i rëndësishëm për rezultat të mirë të korrigjimit është “dioptria2 stabile minimum një vit.

    Tek pacientët me miopi të cilët nuk janë kandidatë të mirë për operacion me laser vendoset thjerrëz intraokulare kështu që thjerrëza natyrore mbetet në sy (thjerrëza intraokulare), tek pacientët nën moshë 40-vjeçare. Alternativë e këtij lloji operacioni është operacioni me të cilin hiqet thjerrëza natyrore si dhe kirurgjia e kataraktit, me çka humbet aftësia për akomodimet të syrit. Kjo bëhet tek pacientët të cilët kanë hipermetropi dhe tek presbiopi (hipermetropi e moshuar), ku vendosja e thjerrëzave multifokale intraokulare siguron fokus për largësi të ndryshme.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme