Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Shkëputja e retinës
  • Shkëputja e retinës
    Portfolio #1Shkëputja e retinës është gjendje serioze, e cila nëse nuk trajtohet, më herët apo më vonë, çon në verbërimin e syrit të prekur. Më shpesh shfaqet në moshë mesatare, por mund të shfaqet në cilëndo moshë të jetës. Nëse nuk mjekohet me procedurë urgjente mund të jetë shkaktare e humbjes së pjesshme apo të tërësishme të shikimit.

    Shkëputja e retinës do të thotë ndarje e shtresave të retinës nga baza e saj. Gjatë kësaj ndodh mbledhja e lëngjeve midis dy shtresave të ndara të retinës. Si shkaqet për këtë gjendje janë defekte dhe vende të dobëta të retinës në periferinë e fundit të saj (shpërbërje periferike, ruptura, vrima). Më shpesh ndodh tek pacientët me miopi të lartë, tek të cilët me zmadhimin e dioptrisë zmadhohet gjatësia (boshti) i syrit, kurse në përputhje me këtë tendoset edhe mbështjella më e brendshme (retina) dhe tek pjesët më periferike shfaqen vende të dobëta. Por shkëputja e retinës mund të shfaqet edhe tek syri normal (shkëputje regmatogjene). Ekziston edhe një lloj tjetër i shkëputjes së retinës (më shpesh ndodh pas inflamacioneve të ndryshme të pjesëve të pasme të syrit pas së cilave formohen membrana, gjithashtu, edhe tek stadiumet e vonshme të retinopatisë diabetike, ku membranat kryejnë traksion (tendosje të retinës) dhe e njëjta shkëputet (shkëputje traksionale).
  • Diagnoza
    • Kontroll oftalmologjik - kontroll i detajuar i pjesëve të pasme të syrit dhe të irisit të gjerë, me ndihmë të lupave kontaktuese dhe jokontaktuese.
    • Ekografi e syrit - metodë joinvanzive, e cila është e obligueshme tek pacientët të cilët kanë mediume të patejkalueshme në sy (katarakt apo gjakderdhje në sy). Me këtë kontroll përcaktohet se a ka përveç kataraktit, edhe ndonjë shkaktar tjetër të humbjes së shikimit (gjakderdhje, shkëputje e rrjetëzës, tumor e të tjera).
    • Tomografia optike koherente (ОCT - Optical Coherence Tomography) - metodë jonivanzive, pa kontakt, e parrezikshme e cila na jep një vizualizim të shtresave të rrjetëzës dhe është e lehtë për t’u zbatuar dhe për të ndjekur ndryshimet e qendrës së shikimit (makulës) para dhe pas terapisë, si edhe ndryshimet në pjesët e tjera të rrjetëzës.
    • Nga kontrolli përcaktohet se a ka shkëputje të retinës apo vetëm vende të dobëta në periferi (ndryshime të shpërbërjes). Gjatë retinës së shkëputur mjekimi është me patjetër me operacion. Nëse nuk ka shkëputje të retinës dhe janë vërtetuar vetë ndryshime shpërbërëse në periferi kryhet laser në ato vende të dobëta.
  • Terapia
    Terapia me laser Me anestezi lokale me pika në iriset e zgjeruar me ndihmë të thjerrëzës së kontaktit pacienti është në pozicion ulur, me laser kalohen segmente ku ka të plasaritura, hapje apo shpërbërje të indit. Në pjesën ku bëhet trajtimi me laser ndodh trashje dhe kufizim i atyre zonave të dobëta dhe në këtë mënyrë ndalohet procesi i shkëputjes. trajtimi me laser zbatohet në pjesën ku ekziston problem në momentin e dhënë. Nëse në të ardhmen shfaqen plasaritje në ndonjë pjesë tjetër të syrit ekziston i shfaqjes së shkëputjes së retinës. Prandaj pacientëve të cilëve u kanë ndodhur probleme në retinë duhet të shkojnë më shpesh në kontrolle të syve.

    Mjekimi operativ (vitrektomia)

    Intervenimi kirurgjik (vitrektomia) është mënyra e vetme për trajtim të pacientëve të cilët tashmë kanë pasur shkëputje të retinës. Vitrektomia është një nga procedurat mikrokirurgjike më komplekse të cilat përdoren në oftalmologji. Ajo përfshin përdorimin e gjeneratës së fundit të sistemeve për operacione të segmentit të pasmë të syrit – teknikë mikroincizione, endolaser, me zbatim të vajit prej silikoni apo gazit ekspansiv, i cili mundëson shtrirjen e rrjetëzës. Këto operacione zakonisht kryhen nën anestezi lokale sipas parimeve të kirurgjisë njëditore.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 Европска Очна Клиника .Сите Права се задржани
vertigonme