Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Strabizëm
  • Çfarë është Strabizëm ?
    Portfolio #2Strabizmi është gjendje gjatë së cilës sytë nuk janë të vendosur drejt ndërmjet tyre dhe nuk kanë lëvizje të sinkronizuar.
    Kjo zakonisht përfshin mungesë të koordinimit midis muskujve të syve, që e bën të pamundur drejtimin e shikimit të të dy syve në një pikë të njëjtë, kurse me këtë edhe shikim të mirë. Për shfaqjen e strabizmit ekzistojnë shumë arsye. Faktorë rrezikut për shfaqjen e strabizmit midis të tjerave janë: si ka kaluar shtatzënia, a ka pasur probleme gjatë lindjes, zhvillimi i bebes, sëmundjet e kaluara e të tjera.

    Predispozitat gjenetike gjithashtu mund të jenë faktorë për shfaqjen e strabizmit. Nëse në familje ka anëtarë me strabizëm, ka shumë mundësi të shfaqet strabizmi edhe tek anëtarët e tjerë. Një prej shkaqeve kryesore të strabizmit është zvogëlimi i shikimit (për shkak të miopisë, hipermetropisë, syrit dembel-ambliop, katarakti i lindura apo edhe gjendje të tjera të syrit).

  • Simptoma
    Si simptoma të strabizmit mund të shfaqen: humbja e vendosjes paralele të syrit, lotim dhe dhimbje të syrit, dhimbje koke, shikim i dyfishtë, humbje e shikimit tredimensional, shikim i mjegullt, kthim i kokës apo fytyrës në një anë. Disa lloje strabizmi që shfaqen tek bebet dhe në periudhën e fëmijërisë janë të rrejshme. Shtrembërimi i rremë është iluzion optik i cili shfaqet për shkak të gjerësisë së hundës dhe kapakëve të syrit. Për përcaktim të tërësishëm të kësaj gjendjeje është i obligueshëm kontroll i syve.

  • Lloje të strabizmit
    Ekzistojnë shumë lloje të strabizmit të cilët janë quajtur sipas drejtimit të shtrembërimit të syrit:

    • Strabizëm nga brenda (Ezotropia)
    • strabizëm nga jashtë (Egzotropia)
    • strabizëm për lart (Hipertropia)
    • dhe strabizëm nga poshtë (Hipotropia)


    Ekzistojnë edhe disa lloje të veçanta strabizmi siç është strabizmi në moshë të thyer, i cili ndodh për shkak të shfaqjes së shkaqeve të ndryshme në nervat të cilët i kontrollojnë lëvizjet e syrit (traumë, diabet, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, infeksione të ndryshme, tumore dhe helmime).
  • Mjekimi
    Strabizmi lidhur me problemet refraktive (miopi, hipermetropi, astigmatizëm) mjekohet në mënyra të ndryshme:


    • Syze- Disa lloje strabizmi ndodhin për shkak të anomalisë me thyerjen. Me përdorimin e syzeve strabizmi zhduket. Për këtë lloj mjafton përdorimi i syzeve.
    • Okluzia (mbyllja) - Kjo metodë mjekimi mund të përdoret gjatë dembellëkut të syrit.
    • Ortoptika - batohet dhe për përmirësimin e shikimit në të dy sytë dhe për fitimin e ndjenjës së thellimit. Këto dy funksione mundësojnë mbajtjen paralele të syve dhe janë shumë të domosdoshme në përditshmërinë tonë. Ato na mundësojmë të jemi të suksesshëm në ngasjen e makinës, gjatë luajtjes basketboll, tenis dhe sporte të tjera të cilat kërkojnë sinkronizim kohor.
    • Operacioni - Tek strabizmi i lindur si rregull nuk ka nevojë për syze dhe nevojitet operacion në fazë të hershme (nga 6 muaj deri në 1 vit). Pjesa më e madhe e shtrembërimeve shfaqet në moshën 2-3 vjeçare dhe zakonisht korrigjohet me mbajtjen e syzeve, por tek strabizmi i cili nuk korrigjohet edhe përkrah përdorimit të syzeve nevojitet intervenim kirurgjik.
    • Botoks - tek disa lloje strabizmi mund të zbatohet edhe botulinum toksin (BOTOX). Kjo metodë është mjaft efikase tek strabizmi i shkaktuar nga ndrydhja e nervit cili e inervon muskulin përkatës (paralitik), tek pacientët të cilët janë operuar, por nuk është arritur rezultati i pritur. Tek strabizmi paralitik, zakonisht shfaqet edhe shikim i dyfishtë (diplotia) dhe është gjendje mjaft e vështirë për të sëmurin. Tek ky lloj strabizmi respektohet një periudhë pritjeje prej 6 deri në 8 muaj, por në këtë periudhë pritjeje mund të zbatohet metoda BOTOX me qëllim që të zvogëlohet shikimi i dyfishtë.
    • Trajtimi kirurgjik i strabizmit -Operacionet e strabizmit në princip kryhen nën anestezi të përgjithshme. Principi themelor i operacionit është zvogëlimi apo zmadhimi i fuqisë së muskujve të cilët i lëvizin bulbet e syve. Me diagnostikimin dhe mjekimin e hershëm të strabizmit mund të ndalohet dembellëku i syrit dhe të mundësohet shikimi tredimensional. Prandaj, nëse shfaqet dyshim se fëmija ka strabizëm, fëmija menjëherë duhet të çohet në kontroll oftalmologjik, që të vlerësohet gjendja dhe nëse nevojitet të bëhet sa më herët trajtimi kirurgjik, sepse nuk është e nevojshme që fëmija të arrijë një moshë të caktuar.


për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme