Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Uveit
  • Çfarë është uveiti ?
    Inflamacioni i shtresës së mesme të syrit (uvea) quhet uveit. Uvea është e furnizuar mirë me gjak dhe kjo gjë është shkaku për inflamacionet e shpeshta. Uvea përbëhet nga tre pjesë: pjesa e përparshme – iris, pjesa e mesme – trup ciliar dhe pjesa e pasme – horoidea.









    Klasifikimi anatomik i uveitit:


    • Uveit i parmë (uveitis anterior) - nëse është zënë vetëm irisi (iritis), trupi biliar (cyclitis) apo të dyja pjesët (iridocyclitis)
    • Uveiti i mesëm (uveitis intermedia, pars planitis) - nëse është prekur një pjesë e trupit biliar, baza e trupit të qelqtë dhe periferia e fundit rreth ora serrata
    • Uveit i pasmë (uveitis posterior) - inflamacion i horoideas, shpesh prek eedhe retinën rrethuese (chorioretinitis)
    • Uveit i përgjithësuar (panuveitis) – 4. përfshin të gjithë uvean dhe ndonjëherë edhe pjesët e buta të orbitës. Uveiti mund të çojë në ulje serioze të të parit.


    Përmirësimi i shikimit, përveç se në raste të rralla, arrihet me terapi përkatëse të rregullt dhe me koordinim midis pacientit dhe mjekut. Sëmundja shpesh mund të përsëritet prandaj është e domosdoshme të kryhen kontrolle të rregullta. Mjeku oftamolog mund të informohet nëse ka simptoma shtesë prej sistemeve dhe organeve të tjera.
  • Simptoma
    Simptoma të uveitit
    ek uveiti i parmë simptomat themelore janë skuqja e syrit, mjegullim dhe ulje e të parit, dhimbje e cila mund të zgjerohet drejt vetullës dhe nofullës së sipërme dhe e zmadhohet gjatë shikimit nga afër, fotofobisë, njollave/hijeve të errëta të cilat lëvizin para syrit.

    Tek uveiti i pasmë shpesh nuk ka dhimbje dhe skuqje!

    Tek ai mund të vërehen hije të errëta të cilat lëvizin para syve, mjegullim dhe ulje e të parit. Nëse procesi është i lokalizuar në qendrën e të parit atëherë ka ndryshime të mëdha të pamjes dhe shtrembërim të pamjes. Mund të ketë defekte në fushën e të parit. Nëse procesi është i lokalizuar në periferi mund të mos ketë simptoma dhe të zbulohet rastësisht gjatë kontrollit.

    Shkaktarë të uveitit
    Në 30-40% të rasteve shkaktari i uveitit ëshë i paqartë. Në pjesën tjetër mund të ndodhë për shkak të viruseve, baktereve, kërpudhave, parazitëve apo si rezultat i sëmurjes sistematike. (Behcet, Tuberculosis, Toksoplasmosis, Herpes, Citomegalovirus, Syphilis, SPIN, Sarcoidosis, sëmundje imunologjike, sëmundje reumatike, koliti i ulcerës...

  • Diagnoza
    Si diagnostifikohet uveiti ?
    Uveiti është sëmundje serioze dhe me terapi menjëherë. Në rast se diagnoza vendoset më vonë sëmundja mund të ketë efekte të padëshirueshme:

    kataraktë të komplikuar, glaukomë sekondare apo hipotoni të syrit dhe subatrofi apo atrofi të syrit, deformim të irisit, shtrëngim të makulës (edem) apo korneas (band keratopathia) apo shkëputje të retinës. Tek uveiti i parmë diagnoza vendoset më lehtë për shkak të pamjes tipike të syrit, kurse tek i pasmi është i domosdoshëm të bëhet kontroll me Goldmaann – lupë, ekografi, angiografi fluoreshente apo angiografi me indocianinë- të gjelbër (ICG), OCT me qëllim që të përcaktohet shkalla e dëmtimit të shikimit dhe lloji i terapisë.

    Sindroma Behçet
    Sindroma është përshkruar për herë të parë nga prof.dr. Behçet në vitin 1937. Ka tre simptoma themelore: afti (plagë) në gojë, uveit në sy dhe afti pas gjenitaleve. Bëhet fjalë për një sëmundje të përgjithshme (inflamacion) të enëve të gjakut që prek edhe organet e tjera: lëkurën, kyçet, digjestivin, sistemin nervor, venat.

    Është tipike për vendet e Mediteranit, Turqinë, Izraelin, Japoninë. Lidhet me faktorë gjenetikë dhe imunë (HLA B5, HLA B51) Nëse nuk mjekohet në kohë dhe në mënyrë përkatëse mund të çojë deri në verbërim. Sot për shkak të njohurive për shkaktarët e kësaj sëmundjeje, suksesi i terapisë është shumë i madh. Thelbësore është të vendoset diagnoza e hershme.
  • Mjekimi i uveitit
    Mjekimi i uveitit varet nga lloji i sëmundjes, simptomat dhe shkalla e përparimit të saj.

    Mënyra themelore e mjekimit është me medikamente – pika për sy, por ndonjëherë kur sëmundja është në fazë më të përparuar nevojiten edhe metoda të tjera të mjekimit – aplikimi intravitreal i medikamenteve, injeksione parabulbare, terapi sistematike me medikamente, orale apo në venë.
    Tek rastet shumë të komplikuara ndonjëherë është e nevojshme edhe mjekim nëpërmjet operacionit, i cili mund të përfshijë edhe operacione të kombinuara të kataraktit, tensionit në sy apo operacion të segmentit të pasmë të syrit – vitrektomi.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme