Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Anomali refraktive
  • Astigmatizëm
    Astigmatizëm Portfolio #2 Astigmatizmi është anomali refrakcioni, gjatë së cilit rrezet pas thyerjes në pjesën optike të syrit nuk mblidhen në një pikë të rrjetëzës dhe nuk formojnë pamje të qartë për objektet e para. Shkaktari më i shpeshtë për këtë mangësi optike të syrit është shtrembërimi i parregullt i sipërfaqes së korneas.

    5% e njerëzve që kanë astigmatizëm, shpesh është i trashëguar, por mund të merret edhe gjatë jetës nga ndonjë sëmundje apo goditje në pjesën e parme të syrit. Për njerëzit me këtë anomali refrakcionuese është karakteristikë se objektet i shohin në mënyrë të paqartë edhe nga afër edhe nga larg. Puna nga afër – leximi, shkrimi etj. shumë shpesh çon në dhimbje koke të papërcaktuara, lotim të zmadhuar, bashkim të shkronjave dhe radhëve dhe lodhje e shpejtë.
    Objektet e largëta janë të paqarta, të shtrembëra, të pjerrta dhe të deformuara. Këto pengesa e bëjnë njeriun të vuajë nga astigmatizmi dhe pjesërisht apo tërësisht e bëjnë të paaftë për kryerjen e shumë punëve si dhe për t’u marrë me disa profesione të caktuara.
  • Simtoma
    Simptoma më e shpeshtë e astigmatizmit është shikimi i mjegullt. Disa prej simptomave të astigmatizmit janë: shikimi i mjegullt gjatë leximit të shkronjave të imta, lexim i vështirësuar, pamje të dyfishta dhe shfaqja e pamjeve që nuk ekzistojnë. Simptomat e tjera të mundshme të astigmatizmit janë: dhimbje koke, marrje mendsh, çrregullime dhe lodhej.

  • Diagnoza
    Asigmatizmi:
    diagnostifikohet me kontrolle oftalmologjike dhe teste refrakcioni (autorefraktometri).
  • Mjekimi
    Në mjekimin e astigmatizmit shpesh jepen xhama cilindrikë. Gjithashtu mund të përdoren thjerrëza kontakti (cilindrike apo torike) apo të kryhet korrigjim me operacion (kirurgji refraktive).
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme