Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Рефрактивни Аномалии
  • Keratokonus
    Portfolio #5Keratokonusi futet në grupin e çrregullimeve të korneas të cilat karakterizohen me hollim dhe spikatje të korneas.
    Shfaqja e korneas në zonën qendrore, bëhet më e pjerrët në raport me periferinë dhe quhet keratokonus. Keeratokonusi është sëmundje e të rinjve nga mosha 6 deri në 40 vjet. Shpesh shfaqet në pubertet. Sëmundja është progresive, i kap gjithmonë të dy sytë, por zakonisht më e theksuar është tek njëri sy. Shfaqet më shpesh tek meshkujt. Në fazën fillestare të keratokonusit shfaqet astigmatizëm miop, por me kalimin e kohës dioptria zmadhohet gjithnjë dhe më shumë, pas kësaj pacientët kanë zvogëlim të të parit i cili nuk mund të korrigjohet me sukses me ndihmë të syzeve.

    Diagnoza: para cilit do lloj kontrolli të pacientëve me instrumente, diagnoza e keratokonusit fillon me vlerësim të oftalmologut të bazuar në historianin mjekësor, vështirësitë kryesore dhe çrregullimet vizuale të cilat i jep pacienti, trashëgimia familjare, apo ekzistimi i të dhënave për goditje dhe dhimbje të mëparshme të syrit.
    Në diagnostikim përdoren tabelat Snelen për kontrollin e qartësisë së shikimit. Mandej kontrollohet shtrembërimi i korneas me ndihmë të kerometrisë, nëse zbulohet astigmatizëm gjatë kontrollit, duhet të dyshohet për prani të keratokonusit. Mjeku në diagnostikimin e mëtejshëm bën kontroll të korneas në biomikroskopi, kështu që keratokonusi në fazat e përparuara mund të shihet qartë dhe të ndihmohet që të diagnostikohet pa dyshime dhe pa testime plotësuese. Diagnoza përfundimtare arrihet me filmim kompjuterik të korneas – topografi e korneas.
    Harta topografike tregon çdo lloj çrregullimi të formës së korneas, sidomos zmadhim keratokonik të shkallës së shtrembërimit. Filmohet shkalla dhe madhësia e deformimit të cilat shërbejnë si pikë referente për përparimin e sëmundjes.

  • Mjekimi
    Mjekimi:Në fazat e hershme të keratokonusit, syzet apo thjerrëzat e buta, mund të jenë të mjaftueshme për korrigjimin e astigmatizmit të lehtë.
    Por, ato nuk mjaftojnë për korrigjim të shikimit dhe shpesh në këto raste pacientëve u rekomandohen thjerrëza të forta. Këto thjerrëza mundësojnë korrigjimin e të parit, por nuk e ndalojnë përparimin e mëtejshëm të sëmundjes.

    Në fazat e përparuara të keratokonusit mjekimi bëhet me intervenim kirurgjik, keratotomi radiale. Me këtë metodë me anestezi lokale me laser bëhen disa prerje radiale të korneas me të cilat zvogëlohet theksimi i korneas. Në rastet më të përparuara tek të cilat kemi hollim të madh të korneas zbatohet metoda Cross-linking me të cilën bëhet përforcimi i pjesës qendrore të korneas.

    Tek rastet më të vështira tek të cilat ka dëmtime dhe mjegullim të pjesës qendrore të korneas, metoda e vetme është keratoplastika (transplantimi i i korneas). Nga 10 deri në 25% e pacientëve tek të cilët është diagnostikuar keratokonus përparojnë në një nivel ku korrigjimi i shikimit nuk është më i mundshëm dhe ku hollimi i korneas është shumë i madh, në atë rast transplantimi i korneas apo keratoplastika penetruese është e domosdoshme.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme