Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Sindroma e syrit të thatë
  • Çfarë janë sytë e thatë?
    Portfolio #1 Syri i thatë është një problem shumë i shpeshtë i syve që shkaktohet nga prishja e ekuilibrit të sekrecionit të lotit. Lotët i mbrojnë sytë duke i lagur, lotët përmbajnë në vetvete përbërje të cilat e mbrojnë syrin nga ndikimi i jashtëm dhe bëjnë një film loti i cili përmirëson kthjelltësinë e shikimit.

    Çfarë janë sytë e thatë?
    Kur kemi mungesë të sekrecionit të lotit apo lot me përbërje me cilësi jo të mirë, pacientët ndiejnë mos rehati në sy, shpime, nevojë t’i fërkojnë sytë, ndjenjë se kanë diçka në sy, sy të kuq. Të gjitha këto gjendje e çojnë pacientin tek mjeku i syve. Nëse ne nuk ndërmarrim masa dhe terapi përkatëse mund të ndodhin komplikime dhe ekziston rrezik i lartë të shfaqen erozione (plagë) dhe infeksione të korneas.
  • Çfarë është film lotësh?
    Sytë tanë sekretojnë një sasi të madhe lotësh në gjendje emocionale, ose prej një ngacmimi nga jashtë erë, diell, i ftohtë ... apo kur ka ndonjë sëmundje të syrit. Në gjendje normale prodhohet sasi më e vogël lotësh të cilat formojnë film lotësh, i cili pas çdo hapje-mbyllje të syrit shpërhapen në mënyrë të njëtrajtshme në sipërfaqen e korneas dhe syri është i qartë dhe i pastër. Pa këtë film lotësh shikimi i mirë është i pamundshëm.

    Filmi i lotëve përbëhet nga tri shtresa:
    • 1. Shtresë e yndyrshme – e lëmon sipërfaqen e lotit dhe e zvogëlon avullimin e lotëve.
    • 2. Shtresë e ujshme – i lan përbërjet e huaja dhe ngacmuese.
    • 3. Shtresë mukozë – shtresa më në brendësi e cila përbëhet nga sekrecioni i cili është i domosdoshëm që syri të jetë i njomët.
  • Cilat janë simptomat e syrit të thatë?
    Pacientët me këtë problem shpesh ankohen se kanë ndjenjë sikur kanë rërë në sy, thatësirë dhe ngacmim. Simptoma të tjera janë avullim, ngrohtësi, kuqësi, sekrecion i dendur dhe drita i pengon shumë. Pacientët të cilët mbajnë thjerrëza kontakti nuk ndjehen mirë me to dhe tak ata këto simptoma janë më të theksuara, sidomos shikimi i mjegullt dhe i jo i qartë.
    Sado që të jetë e çuditshme edhe mbushja e syve me lot dhe rrjedhja e zakonshme e lotëve mund të jetë simptomë e syve të thatë. Ngacmimi i vazhdueshëm i syve prej lotëve jocilësorë shkakton prodhim reflektor të sasisë së madhe të lotëve. Por këta lot kryesisht janë prej uji, u mungojnë përbërjet specifike, të cilat shkaktojnë avullimin e lotëve dhe prandaj nuk mund ta lagin sa duhet syrin.

    Cili është shkaku i sindromës së syrit të thatë?
    Normalisht sekrecioni i lotit zvogëlohet me moshën. Edhe përkrah kësaj kjo sindromë mund t’i prekë edhe femrat edhe meshkujt në cilëndo moshë, gratë janë më të prekshme nga kjo sindromë dhe kjo pas moshës 50-vjeçare, kur ndodhin edhe ndryshimet hormonale. Shkaktare mund të jenë medikamentet të cilat e zvogëlojnë sekrecionin e lotëve ose përmbajnë lloje të caktuara konyervansi në përbërjen e vet.
    Sindroma e syrit të thatë mbikëqyret si pjesë e një sëmundjeje sistematike autoimune (Sindroma Sjogren), ku ka thatësi në të gjitha sekrecionet (në gojë, në fyt), tek sëmundje të caktuara reumatike, tek diabetikët etj.
  • Diagnoza
    Si të diagnostifikohen sytë e thatë?
    Shpesh kontrolli i zakonshëm mjafton. Janë të domosdoshme testime me të cilat matet sasia dhe cilësia e sekrecionit të lotit.
    Testi Shirmer – përcaktohet cilësia e sekrecionit të lotëve
    Koha e ndërprerjes së filmit të lotëve – përcaktohet cilësia e lotit

  • Mjekimi
    Mjekimi
    Zëvendësimi i lotëve natyrorë të pamjaftueshëm me lot artificialë është terapia që zbatohet më shpesh. Lotët artificialë janë lubrikantë të cilët nga përbërja janë afër lotëve natyrorë. Mund të përdoren aq shpesh sa është e domosdoshme (nga 1-2 herë në ditë deri në disa herë në orë), sidomos lotët artificiale të cilët nuk përmbajnë konzervansë.

    Normalisht lotët rrjedhin nëpër pika loti dhe kanalet e kapakut të poshtëm dhe të sipërm në qesen e lotëve, kurse prej andej në hundë dhe fyt.
    Mënyrë tjetër mjekimi është kanalet e lotit në kapakë të mbyllen me tapa speciale prej silikoni, përkohësisht ose përgjithmonë. Kjo mundëson sytë të jenë vazhdimisht të lagësht për një periudhë më të gjatë kohore.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme