Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Parandilimi dhe edukimi
  • Parandalimi – këshilla për ushqim të shëndetshëm
    Kujdesi për sytë është kompleks, kurse një pjesë e këtij mozaiku është edhe ushqimi i shëndetshëm. Ushqimi mund t’ju ndihmojë për t’i mbrojtur sytë nga sëmundje të ndryshme dhe të ruani shikimin. Ja cili ushqim është më i mirë për sytë tuaj:

    Karota - Karotat janë ushqimi më i njohur për sy të shëndetshëm. Ata kanë shumë vitaminë A e cila është e domosdoshme për shëndetin e retinës. Karotat përmbajnë edhe shumë antioksidues, betakaroten, likopen dhe lutein prandaj dhe e zvogëlojnë rrezikun e degjenerimit makular dhe të kataraktit (perdes).

    Salmon dhe sardele – sa më shpesh duhet të hahet peshk që të ruhet shikimi i mirë. Peshku është sidomos i dobishëm për sytë sepse përmban burim të pasur me omega 3 acide. Konsumimi i rregullt i omega 3 acideve i mbron enët e vogla t gjakut që gjenden në sy. Më mirë është të konsumoni peshk (Salmon, harengë ose sardele) të paktën dy herë në javë.

    Brokula -Është burim i pasur i antioksiduesve dhe vitaminave dhe me to merren shumë vitamina vetëm me një kafshore. Me konsumimin e brokulës merren këto vitamina: vitamina A, vitamina E dhe vitamina C të cilat së bashku luftojnë për një shikim më të mirë.

    Spinaqi - Kjo bimë përmban karotenoidë si beta-karoten, luteinë dhe zeaksantinë vitaminë C dhe vitaminë E. Spinaqi ndihmon në mbrojtjen nga degjenerimi makular dhe verbërimi i natës.

    Vezë - Vitamina A, e cila gjendet tek vezët e përmirëson shëndetin e retinës së syrit. Përveç kësaj, vezët përmbajnë vitamina të grupit B, acide yndyre esenciale dhe zink. Prandaj vezët duhet të jenë shpesh në meny për mëngjes. Kështu përmirësohet shikimi dhe ruhet linja.

    Luleshtrydhe, dredhëza, boronicë, malinë - Këto frute të ëmbla dhe të vogla janë burim i jashtëzakonshëm i antioksiduesve për për të cilat hulumtimet kanë treguar se e zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të syrit. Ato përmbajnë shumë vitaminë C dhe formojnë një kombinim ideal për kujdesin ndaj shëndetit të syve

    Bajame, lajthi, fara luledielli - Këto bimë janë të pasura me vitaminë E, e cila ndihmon gjatë ndalimit të zhvillimit të kataraktit dhe degjenerimit madhor të makulës.

    Majdanozi -Majdanozi është tonik natyror për pastrimin e syve. Në këtë bimë ka sasi të mëdha luteolinë, që i ndihmon sytë në mbrojtjen prej rrezatimit të dëmshëm UV.

    Ushqim tjetër që është i dobishëm për sytë tuaj:

    • Kungulli
    • Domatja
    • Kungulli
    • Domatja
    • Lakra
    • Hudhra
    • Qumështi
    • Avokadoja
    • Papaja
    • Kajsia
    • Limoni
    • Portokalli
    • Çokollata e zezë
    • Kallamar
    • Çaj i gjelbër
    • Mollë e gjelbër
    • Lakër jeshile


për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme