Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Llojet e operacioneve
  • PHACO
    Metoda PHACO apo fakoemulzifikacioni ka të bëjë me një ndërhyrje operative moderne për korrigjim të kataraktit. Në këtë lloj intervenimi përdoret aparat për shkatërrim dhe pastaj për heqje të thjerrëzës së errësuar (kataraktit) prej syrit për përmirësim të shikimit.
    Menjëherë pas fakoemulzifikacionit kryhet vendosje e thjerrëzave intraokulare.

    Me zbatimin e metodës PHACO në sy futet me një prerje të vogël prej 3 mm, membrana e thjerrëzës hiqet në formë rrethore, katarakti d.m.th. thjerrëza e zëvendësuar e syrit thithet me një instrument i cili emiton valë ultrasonike dh e shkrin thjerrëzën, kurse në vend të saj vendoset thjerrëza e re e cila mund të përthyhet.

    Thjerrëzat që përdoren gjatë këtyre operacioneve ndryshojnë nga thjerrëzat që përdoren gjatë operacioneve me qepje.
    hjerrëza e cila vendoset në sy nëpërmjet prerjes prej 3 mm, pas marrjes së temperaturës së trupit, merr formën e vet normale.
    Suksesi i operacionit varet nga cilësia e kësaj thjerrëze e cila përthyhet. Në botë ekziston një numër i madh i prodhuesve të thjerrëzave. Gjatë operimit të kataraktit të syrit vendosen thjerrëzat më cilësore, sepse këto thjerrëza bëhen pjesë e syrit dhe mbetet në sy për tërë jetën. Nuk ka raste të evidentuara të heqjes së thjerrëzave të vendosura në sy.

    Përparësia më e madhe e metodës PHACO është mundësimi i një shikimi të qartë në fazën e fillimit. Për shkak të rrezikut nga infeksioni i mundshëm nuk rekomandohet operimi i të dy syve në të njëjtën ditë. Është e rekomandueshme që koha e operimit e njërit sy nga operimi i syrit tjetër është një javë.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme