Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Parandilimi dhe edukimi
  • Ushtrime për relaksim të syve
    Ushtrimi 1 - Akomodohuni mirë. Mbulojini sytë me pëllëmbë, por mos i shtrëngoni fort mollëzat e syve. Provoni të relaksoheni dhe mbajini pëllëmbët rreth 30 sekonda në këtë pozicion. Pastaj merrni frymë thellë dhe qetë.

    Ushtrimi 2 - Duke ndenjur në të njëjtin pozicion ngrijeni shikimin lart mbajeni 5 sekonda, pastaj relaksoheni dhe kthejeni shikimin në pozicionin fillestar. Pastaj shikoni 5 sekonda poshtë dhe përsëri kthejeni shikimin në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.

    Ushtrimi 3 - Çojeni shikimin majtas dhe mbajeni 5 sekonda, pastaj kthejeni në pozicionin fillestar. Pastaj kthejeni djathtas dhe pas 5 sekondash kthejeni në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.

    Ushtrimi 4 - Mbyllini sytë sa më fort që mundeni dhe mbajini të mbyllur për 5 sekonda, pastaj hapini sytë sa më shumë dhe mbajini në këtë pozicion 5 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.

    Ushtrimi 5 - Rrotullojini sytë pesë herë majtas, pastaj relaksojini. Të njëjtën gjë përsëriteni edhe nga ana e djathtë dhe përsëri relaksojeni shikimin.

    Ushtrimi 6 - Drejtojeni shikimin nga maja e hundës. Mbajeni shikimin 3 sekonda dhe kthejeni në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.

    Ushtrimi 7 - Shikoni ndonjë objekt afër jush dhe fokusojeni shikimin aty për 2 sekonda, kurs pastaj përnjëherësh drejtojeni fokusin e shikimit tek ndonjë objekt tjetër për 2 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

    Ushtrimi 8 - Nga pozicioni ku jeni ulur “skenoni” objektet që ju rrethojnë, për shembull, karrigen, pikturën, orën, derën...

    Ndërmjet këtyre ushtrimeve bëni pak pushim për sytë. Gjithashtu për shikimin është më mirë kohë pas kohe fytyrën ta lani me ujë të ftohtë. Masazhi i përkohshëm i kapakëve të syrit dhe rajoni përreth syrit gjithashtu kontribuon për një shikim më të mirë. Merrni një sasi të mjaftueshme të vitaminës A për sy të shëndetshëm. Dhe në fund, përpiquni të flini sa duhet.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme