Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

home e-mail mjekë mbledhje

  • Parandilimi dhe edukimi
  • Pjesë të syrit
    • Kornea – pjesa transparente e përparme e syrit në formë gjysmë topi. Kornea nuk ka enë gjaku kështu që mundësohet tejdukshmëria e saj dhe kalojnë rrezet e dritës. Roli i saj është të lejojë kalimin e dritës dhe të fokusojë atë që shikojmë. Nëpërmjet saj një pjesë e dritës reflektohet, një pjesë përthyhet dhe kalon në pjesët e pasme të syrit ku fokusohen në qendrën e shikimit.
    • Iris – pjesa e ngjyrosur e syrit e cila është e ndërtuar nga kapilarë gjaku dhe qime muskujsh dhe e kontrollon sasinë e dritës e cila hyn në sy me zgjerim dhe ngushtim të bebes së syrit – kur drita është e fuqishme bebja e syrit mblidhet, kurse kur është më errët zgjerohet.
    • Bebja e syrit – hapje në iris nëpër të cilin kalojnë rrezet e dritës.
    • Thjerrëza – e përthyen dritën dhe i fokuson dhe i drejton rrezet e dritës në rrjetëz. Thjerrëza mundëson drejtimin e saktësi të dritës. Tek syri i shëndetshëm thjerrëza mund ta ndryshojë formën e vet (akomodacion) me qëllim që të sigurojë shikim të qartë, në varësi nga largësia e objektit të mbikëqyrur.
    • Rrjetëza – cipa më e brendshme e syrit, ind nervosenzor i cili e mbështjell syrin nga pjesa e brendshme. Për një shikim të qartë rrezet e dritës duhet të bien në qendrën për shikim të rrjetëzës(makula). Nëse nuk fokusohen në qendrën e shikimit por para apo pas rrjetëzës (miopi apo hipermetropi) shikimi mjegullohet. Rrjetëza përmban një numër të madh fotoreceptorësh (qeliza që marrin ndriçimin), shkopinj, të cilët e shndërrojnë dritën në sinjale elektrike dhe i dërgojnë në tru nëpërmjet nervit të syrit.
    • Nervi optik –formohet prej vazhdimeve të qelizave fotoreceptuese dhe nëpërmjet tij kalojnë impulset elektike të dritës dhe çohen në tru ku formohet pamja.
për ne | sëmundje të syrit dhe mjekimi | mbrojtja dhe parandalimi | lajme | kontakt
2011 European Eye Hospital.All Rights Reserved
vertigonme